Nga Bentley tek Ferrari, Veliaj zbulon listën e qindra makinave luksoze në Tiranë dhe i përgjigjet biznesmenëve të mëdhenj

17 Prill 2020, 12:44| Përditesimi: 17 Prill 2020, 18:49

  • Share

Edhe pse në kohë lufte për shkak të COVID-19, e në një kohë kur qeveria po përpiqet të ndihmojë shtresat që preken më shumë nga situata e krijuar, përfshirë këtu edhe biznesin e vogël e të mesëm, ka nga ato biznese të mëdha që shkojnë deri aty sa kërkojnë nga shteti subvencionim edhe të fitimit të munguar për këtë periudhë.

Duke folur për heqjen e taksave për biznesin e vogël, në mënyrë që t’i jepet një ndihmë për kalimin e kësaj situate, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se biznesi i madh duhet të tregohet i arsyeshëm, pasi në këtë situatë qeveria dhe bashkia janë duke ndihmuar biznesin e vogël dhe familjet në vështirësi. Veliaj thotë se biznesi i madh mjafton të shesin një nga makinat luksoze që posedojnë, mbajtja e të cilave kërkon minimumi dy paga mujore të një familje të zakonshme shqiptare.

"Nëse je biznes VIP, s'ka sens t'i kërkosh qeverisë fitim të munguar në luftë! Shit makinën! Ndihmat janë për punëtorët që të bënë të pasur!", shkruan Veliaj në Instagram, duke dhënë shifrat se sa makina luksoze ka në kryeqytet.

Në Tiranë ka:
43 Bentley
7 Aston Martin
23 Ferrari
149 Hummer
10 Lamborghini
57 Maseratti
16 Rolls
10 Maybach
20 Corvette
1066 Porsche
403 Range

Fotot arkiv postuar nga kryebashkiaku Veliaj gjatë gjobitjeve nga policia bashkiake për parkime të gabuara

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik: 17/04/2020 19:38

    kush je ti more pleh qe me dikton se ca duhet te ble dhe ca duhet te shes per te mbijetuar.

    Përgjigju
  • Ben: 17/04/2020 18:20

    Ok,po i shesin,por problemi eshte kush do ti bleje?

    Përgjigju
  • Spaku: 17/04/2020 18:06

    Skam ndonje koment te vecante as er cabonen dhe as per Edisonin... E cti thuash ketyre ordinereve qe hajne fara dhe flasin si e ema e Zeqos ne maje te Thanes.. Thellohuni.. Por skeni faj, ju duhet mend qe te thelloheni ..keshtu qe lahuni tek bregu me komardare se mos mbyteni.. Ne fakt duhet krijuar nje korone vetem per budallenjte dhe rrugacet qe frymojne Kot... Nje korone e tille do te ndihmonte njehere e mire Cabonen dhe Edisonin e mamase..

    Përgjigju
  • Shaban: 17/04/2020 16:59

    pse ka ndonje ligj qe te ndalon te jesh i pasur??? Ti si shtet nese ke mundesi ndihmo njerezit nese nuk ke shikoje fajin te vetja qe sdi te mbledhesh lek. Ai me ferrari ta gezoje.

    Përgjigju
  • Loti: 17/04/2020 16:57

    Eshte njefar deshire e njerezve te ulet per te treguar nje status me te larte se ai qe kan vertet. shesin p*rdh kur s kane B*ek. Eshte shume normale ne NY ne lagjet/zonat ku njerezit kan pare pafund qe te shofesh Toyota, Honda mundesisht 4 cilindershe. Ne projektet/pallatet ku jetojne zezaket e spanjollet dhe te ha bubuzheli e miu shef kadillak, MB dhe makina te tjera me 8 cilindra. Nuk eshte e drejte te thuash me se I kane ven leket pa e dit, thjesht nga c shikon nga jashte. Kjo thjesht tregon cfar vleresojne kta njerez. EVeliaj mbase duhet te bisedoj(jo te bje dakort) me bizneset dhe te shpjegoj qendrimin pa permendur makina, motora bicikleta. Se fundi, mbeshtetjen qe po jep qeveria shqiptare ne kte kohe te paprecedent duhet ta aplikoj gjithe bota. Le te bejm politike pasi ta kalome kete flame. U uroj shendet te gjitheve.

    Përgjigju
  • Toni: 17/04/2020 15:31

    ... ato leke qe ky permend jane taksa te marre ne shume menyra... por te gjitha shkojne te konsumatori... ai te cilin ky njeriu po ndimon . Ti mo zoteri je deshtim.. ta falen postin Se normal nuk e meriton.. gjyna PS-ja

    Përgjigju
  • Shqip: 17/04/2020 15:25

    Po pse kur i kan ber bizneset mos ju ke fal gj ti erjon. T japi edi q ka shit piktura dhe ka ber 10miljon euro. Po kjo me pikturat q nuk haet fare nuk gjeti na nje gj tjeter m t besueshme per t genjyer

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 17/04/2020 14:15

    Mos harro z. Veliaj & Co se ju i keni bere te pasur. I keni bere te pasur sepse ju keni dhene tendera, kontrata te majme, koncensione e plot gjera te tjera te mira. Madje u keni ulur dhe taksat qe ti bleni sa me lire dhe ju bashke me ta e pastaj i keni ngrit prap taksat. Sic keni heq taksen e skafeve, medemek jane gjynah ata qe blejne skafe dhe skane lek te paguajne. A e di ti zotri se dogana te mban 37.4% TVSH per 1 pal kepuce, atlete, shapk e cfaredo produkt kembe. Dhe pasi e beni rrumpallen bashke tashi ben sikur i kerkon llogari. Po ste pjerdh fare ai ty se ta ka dhene pjesen tende dhe te thote " rri urte ". Prandaj sja mban askujt te kerkoje llogari te biznesi si kta qe jane ne pushtet si ata qe ishin

    Përgjigju
    • shaban: 17/04/2020 16:32

      37.4 % tvsh na habite . 20% tvsh pastaj 15% takse se i sjell nga kina dhe po te kishe bere shkolle del 37.4% dhe do e kuptoje psene.

  • Loni: 17/04/2020 14:12

    Jepini ju u gjakpires skeni pse te permendni bisnesmenet ose permendi ato bisnesmenet qe keni ndare tenderat asnje tjeter! Ato duan e bejne skan nevoj shtyse nga ju moter respektuar! Te shesi Mona nje 2 hyrje pallati ose likja te jape fondin e emergjencave ose luli te ndaj 200 milionin e eurove ose sala embarconon e naftes edi me bemat si kryetar bashkije! Skeni pun me bisnesmet ju! Nese skeni kellqe lejeni postin ka njerez te denje qe e qeverisin kete vend ose fundja koloni e ndonje gjermanie ose shteti tjeter 3 miliard here do ishim me mire. po ato taksat e paguara apo nuk quhet! Ju vndoset edhe ujin e shiut me leke more te degjeneruar! Edhe lejen per te dalur do paguani 100 lekeshin! Tja paguani deficitet ketij kombi nje me nje sepse e meriton sepse po paguajme sikur jemi ne mes te londres Jo me shqiperi ku qente bastarde e te pa zot livadhisin midis njerezve! Nese duan bisnset te nderrmarin ato gjera ok nesemjo me imponim I Beni ju se e keni lene kete komb injorant edhe rri fenomeni injorqnce ketu edhe asnje nuk ngrihet sepse te gjithe hiqen nga puna ose nuk kane me drite jeshile edhe I bie te lejne kombin! Na dilni e na flisni per arritje e na beni show mediatik! Ju smerironi tju permendesh emrin Jo me tju komentosh neper portale!

    Përgjigju
  • Nardi: 17/04/2020 13:47

    Po ja e zeme se duan ti shesin keta O Erjon....po kush ja blen ne kete situate? Apo ja blen ti? Ti edhe ate biciklete pa parafanga qe ke kushedi kujt i ke dhene ndonje leje ndertimi dhe ta ka blere dhurate. Gjeji treg ti qe ti shesin se je i zoti per keto pune ti Erjon (George Soros) Veliaj.

    Përgjigju
  • Spaku: 17/04/2020 13:24

    Te gjitha keto pasuri te kota te pasunareve shqiptar me shpirt te rreckosur dhe perjetesisht te destinuar per te vuajtur nga urina e mungeses se identitetit në shumë raste dhe e të MOS qenit njëri, duhet të jetë objekt hetimi he ndëshkimi i krimit financiar më së paku, por edhe i cdo lloj Figuren tjetër krimi që është përfshirë në krimin e krijimit të pasurive të tilla, që është e qartë si kristali që janë krijuar nga fshehja dhe mosdeklarimi i të ardhurave në shtet, dhe për pasoj vjedhje ndaj buxhetit të shtetit, buxhetit të qytetarëve, grabitjes së bukës së gojës së punonjësve të tyre dhe trajtimi i tyre si skllevër nga pasunar me shpirt dhe mentalitet të përjetshëm skllavi... Dhe në rastin më të keq janë pasuri të krijuar nga krimi, trafiqet, droga dhe prostitucioni... Secila nga keto makina të përmendura kushton mbi 70.000 Euro dhe deri tek Bentley me cmim te pakten mbi 250.000 Euro .. A mund te me thote njeri se cfare i duhen keto lodra të shtrenjta ketyre rreckamaneve te djeshem me shpirt prej hekurishtash ne nje vend me varferi absolute... ? A mos valle keto hekurishte te shtrenjta do permiresojne mungesen e dinjitetit dhe shoirtin e tyre katran... ?? Nga kontaktet shume te shpeshta me Gjermanine perballem shpeshhere me revolten dhe indinjaten e shume gjermaneve që vijne ne Shqiperi kur shohin paraden e shtrenjte te turpit te rrugeve te Tiranes dhe Shqiperise... Jane pikerisht ato gjermane vendi e te cileve prodhon keto makina ...

    Përgjigju
    • CaBone: 17/04/2020 17:02

      O Spaku ti mir thu me ate taten vlla, se nuk e imagjinon me i ble ato makina. Por ata qe i kan se besoj te ken mar borxh ty, mua apo kujt do me i ble makinat. Ata ti gzojn e ti shijojn se prandaj dhe i kan ble. Qeveria e din vet se me ca reformash meret e ku toleron e ku stoleron per pun taksash e fitimesh. Dhe nje gje degjoj shpesh nga disa prototipa neper chate qe ankohen se njerzit meren me drog? Per mendimin tim personal i lumt bilja kush ka guxim e ben dhe ska shpirtin e piset. Kurse ligsia eshte tjeter gje. Mund te jesh Prift, Hoxhe, Msues, Doktor, Polic, Minister, Gjysh, Gjyshe, Prind etj etj dhe mund te jesh Pedofil ose Kriminel shum me shum se dikush qe meret me Drog. Xhelozia Virtyt i Budallait themi ne katunaret. Apo e thosh gabim:)

    • Edison: 17/04/2020 15:39

      Shpirt katran je ti ke qen e do te vdesesh i till i lumt i kan per qefet e tyre ti ske buk ai ka lambo ok peder

    • Tani: 17/04/2020 13:59

      Sa me bosh shpirti, dhe mendja aq me e larte uria per mall, apo plaçke...eshte nje grope ne shpirt qe kurre s ta mbushin mallrat dhe plaçkat...gropa e injorances...

    • Leon: 17/04/2020 13:57

      I the te gjitha Spaku,te lumte bravo

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?