Sport

Nga Bazeli te Craiova, rivalët e skuadrave shqiptare në turin e dytë të Conference League! 'Ferr' për Partizanin

15 Korrik 2021, 12:19| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 11:20

  • Share

Partizani është skuadra që e pret një rival ferri në rast se arrin të kualifikohet në turin e dytë të Conference League. Të kuqtë sot do të luajnë sfidën e kthimit në moldavi kundër Stujnful Gheorge, që një javë më parë e mposhti 5-2 në Shqipëri. Gjasat janë të mëdha për të kaluar në turin e dytë, aty ku i pret Bazeli i Zvicrës, një kundërshtar i mësuar edhe me kompeticione si Champions League.

Bazeli është shpallur 20 herë kampion i Zvicrës, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në vendin e dytë. Skuadra ku bën pjesë edhe futbollisti i kombëtares Taulant Xhaka ka më shumë kualifikime në Champions League se asnjë skuadër tjetër zvicerane, ndërsa verën e kaluar dështoi të bëhej pjesë e grupeve të Europa League, pasi u mposht në ‘Play off’ nga CSKA Sofia.

Ndërkohë edhe Laçi nuk do ketë aspak një rival të lehtë në turin tjetër të Conference League në rast se arrin të përmbysë humbjen 1-0 në ndeshjen e parë kundër Podgoricës. Skuadra kurbinase, që sonte zbret në fushë për ndeshjen e kthimit, në shortin e caktuar nga UEFA në turin e dytë mund të vihet përballë Craiova-s. Rumunët në sezonin e fundit u renditën të tretët në kampionat.

Sakaq edhe Vllaznia duhet të shtrëngojë dhëmbët në rast se kualifikohet në turin e dytë në Conference League. Skuadra shkodrane fillimisht do ta ketë të vështirë sonte kundër Shiroki Brijeg që ndeshjen e parë e mposhti 3-1, por nëse ia del më tej e pret Ael Limasol. Sezonin e kaluar qipriotët i munguan kuapave të Europës, ndërsa këtë vit u renditën të tretët në kampionat.

Më me fat është Teuta, kampionia e Shqipërisë, që pas eliminimit nga Champions League në turin e dytë të Conference League do përballet me kampionët e Andorës Inter Club d’Eskaldes.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?