Angel Postecoglou

Nga Australia e largët, Tottenham 'piketon' trajnerin kampion

2 Qershor 2023, 16:44| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 16:45

  • Share

Trajneri i Celtic në Skoci, Angel Postecoglou po shfaqet së fundmi si kandidati i preferuar për vendin e lirë te Tottenham në Premier League. Mediet në ishull raportojnë se Postecoglou ishte në listën e ngushtë të Spurs së bashku me trajnerin e Brighton, Roberto De Zerbi dhe Marco Silvan e Fulham.

Londinezët janë ende në kërkim të një trajneri të ri të përhershëm pasi Arne Slot deklaroi se po qëndronte te Feyenoord, duke refuzuar klubin e Premier League. Ish-mesfushori i Spurs, Ryan Mason është aktualisht në detyrën e përkohshme pasi zëvendësoi Cristian Stellini, i cili u ul në pankinë kur Antonio Conte u nda me klubin londinez në mars.

Postecoglou, i cili ka fituar 82 nga 112 ndeshjet e tij në krye të Celtic, është në prag të fitimit të një triplete në Skoci. Celtic luan me Inverness Caledonian në finalen e Kupës skoceze të shtunën, pasi më herët kanë fituar Premiership dhe Kupën e Ligës.

Greko-australiani ka qenë i lidhur me disa klube në Premier League këtë sezon, duke përfshirë Everton dhe Chelsea.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?