Nga 30 marsi emigrantëve pa leje qëndrimi në Greqi nuk u lejohet lëvizja për në atdhe, gazetari: Penalizim, 80% e aplikantëve shqiptarë

18 Mars, 14:16| Përditesimi: 18 Mars, 14:22

  • Share

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, nuk do munden që të udhëtojnë drejt vendeve të tyre. Vendimi i publikuar në rrjete sociale nga Komuniteti Shqiptar në Greqi, vlen edhe për ata që kanë në duar vërtetimin që kanë aplikuar për rinovim të lejes së qëndrimit apo aplikuesit për herë të parë.

Vendimi hyn në fuqi pas datës 30 mars dhe nga kjo datë emigrantëve nuk do t’u lejohet as dalja dhe as hyrja në shtetin grek. Gazetari shqiptar në Greqi Edmond Guri ka rezervat e veta lidhur me këtë vendin që sipas tij, penalizon emigrantët.

“Kemi të bëjmë me një dobësi të ambasadës greke. Nuk ka përjashtim për asnjë lloj kategorie. Bëhet fjalë për ato që janë në proces të rinovimit të lejeve të qëndrimit. Bëhet fjalë për të gjithë ata shtetas të huaj që kanë futur letrat për rinovim.

Që ka një agravim, ajo as që nuk diskutohet. Bëhet fjalë për më shumë se 240 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj që kanë aplikuar për rinovim të lejes së qëndrimit apo kanë aplikuar për leje fillestare duke pasur parasysh se sa ka hy në fuqi para dy javësh. Nga ajo shifër prej 240 mijë emigrantësh, 80% e tyre janë shtetas shqiptar”, tha Guri për Report Tv.

Rregullorja e re thuhet se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?