Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, zv.ministri: Ndryshon skema e naftës, mund të aplikojnë edhe fermerët me 1 ha sipërfaqe bujqësore

17 Mars 2023, 15:53| Përditesimi: 17 Mars 2023, 16:14

  • Share

Nga 20 marsi nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari i ftuar në Report Tv shpjegoi se ka një ndryshim në skemën e mbështetjes së fermerëve me naftë. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, zv.ministri tha se është rritur sipërfaqja bujqësore që do mbështesin dhe kjo bëhet me qëllim që të nxisin prodhimin.

Nga 0.4 ha që ishte kriter për të përfituar mbështetjen me naftë, tashmë sipërfaqja bujqësore ka shkuar në 1 ha. Që do të thotë të gjithë fermerë me sipërfaqe tokësore 1 ha mund të aplikojnë për subvencionin me naftë.

“Për vitin 2023 skema e naftë s’mbetet prioritet. Përveç blegtorisë që ka zënë fokusin kryesor, edhe skema  e naftës do jetë prioritet. E para që në skemën e naftës nëse vitin e kaluar aplikonin me 0.4 ha këtë vit do aplikojnë me 1 ha. Duam që sipërfaqes që mbillen me tokat të rritet numri i sipërfaqes, por edhe në prodhim për tu bërë faktor në treg”, u shpreh zv.ministri.

Ndërkohë, për ata fermerë që marrin tokë bujqësore me qira është e detyruar që të paraqesin një kontratë për marrjen e tokës me qira.

“Ajo që kemi vendosur është të shtrëngojmë pak rregullat e përfitimit dhe dokumentacionit të çdo aplikoni, që duhet të ketë një kontratë për dhënien e tokës me qira ndërmjet dy personave që lidhin këtë marrëveshje duke ndërhyrë në mes tyre edhe pushteti vendor, që do thotë se këta persona kanë nënshkruar para meje këtë kontratë me qëllim që naftën ta marrin ata që punojnë tokën”, tha ai.

Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.  Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?