Foto ilustruese

Nga 18 në 24 vjeç, arrestohen 6 të rinj shqiptarë në Gjermani, anëtarë të grupi trafiku droge

11 Nëntor 2022, 12:42| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 12:43

  • Share

Në Gjermani është shkatërruar një grup trafiku drogë me shqiptarë. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane policia po ekzekuton urdhra arresti dhe urdhra kontrolli në një apartament në Mulheim. Gjatë kontrollit në ambientet e banimit të 19-vjeçarit shqiptar, efektivët sekuestruan ndër të tjera 37 njësi shitje kokaine dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Po ashtu efektivët e policisë arrestuan edhe tre shqiptarët të tjerë, (18, 19, 20 vjeç) të cilët u gjetën në banesë rreth orës 06:00. Menjëherë pas kësaj, detektivët ekzekutuan një tjetër urdhër kontrolli gjyqësor në Sieversstrasse në distriktin fqinj të Kalk.  Në strehën e atjeshme, ata arrestuan dy shqiptarë të tjerë (22, 24 vjeç) si dhe siguruan kokainë gati për shitje.

Të arrestuarit nuk kanë vendbanim të përhershëm në Gjermani. Ata dyshohen fort se kanë trafikuar lëndë narkotike në brendësi të qytetit Neumarkt. Për shkak të hetimeve të gjera të fshehta nga oficerët e policisë me rroba civile, prokuroria publike e Këlnit kishte marrë vendimet gjyqësore nga gjykata e qarkut të Këlnit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?