Nga 10-at në shkollë te palestra e boksit, 13-vjeçari: Sport që të krijon personalitet! Trajneri: Qëllimi kryesor angazhimi i fëmijëve

20 Prill 2022, 12:36| Përditesimi: 20 Prill 2022, 13:33

  • Share

“Jam 13 vjeç dhe kam 3 muaj që merrem me këtë sport të shkëlqyer,"-thotë Deon Tito, boskier.

Dikur personat që merreshin me boks shikoheshin si njerëz të ‘egër dhe të dhunshëm’, por në palestrën e ekipit të Tiranës është edhe Deoni, një 13-vjeçar që 10 i merr me tepricë në shkollë

"Boksi është një sport shumë i mirë, të edukon, të jep disiplinë dhe të krijon shumë personalitet,”-shprehet Deoni.

Një shprehje në boks thotë ‘se kampion nuk të bën palestra, por pa të është e pamundur’.

Këta fëmijë e dinë mirë se çfarë do të thotë dhe e kanë nisur nga “A-ja”, por tani për tani po shijojnë energjinë pozitive të stërvitjes në boks. Pjesë e ekipit të Tiranës është edhe Aldi, një kampion absolut për moshën e tij.

“Me stërvitje ia kemi arritur të fitojmë ndeshjet dhe të marrim disa çmime si boksieri më i mirë, boksier i përspektivës. Nga boksi nuk do heq dorë kurrë dhe shpresoj që të arrij majat,”-thotë Aldi Prendi, boksier.

Trajneri Renato Kurti qëllimin kryesor ka aktivizimin e fëmijëv, pasi sipas tij të merresh me një sport, aq më shumë me boksin, është shumë e rëndësishme sot.

“Fëmija njëherë duhet të vazhdojë të stërvitet, të zhvillohet fizikisht, të njohë këtë sport. Më vonë vihen re talentet që do vazhdojnë me boksin kompetitiv. Vijnë edhe fëmijë që ndoshta janë jo të shëndetshëm te pjesa e obezitetit,”-shprehet Renato Kurti, trajner boksi.

Si iu shkoi stërvitja sot?

Fëmija 1: "Shumë mirë."

A iu lodh shumë porfesor?

Fëmija 2: "Ka raste po ka raste jo."

Do ta ndiqni edhe kur të rriteni boksin?

Fëmija 1: "Do ta ndjek gjithë jetën …"

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/04/2022 03:30

    Boksi me pelqen shume,por mendoj qe aktivizimi i femijeve ne kete sport kaq te rinj ne moshe eshte e rrezikshme.Sipas shkencetareve boksieret,restlerit dhe futbollistet ne 90 % te rasteve per shkak te hematomave do te preken nga semundje te tilla si Parkinsoni,Alzhajmeri,etj.Nuk me harrohen dy raste:Nje restler vrau familjen dhe veten dhe kur i ben autopsine ,truri i ishte bere si i nje plaku me skleroze,kurse rasti i dyte,Muhamet Ali,ne fund i dridhej i gjithe trupi dhe kishte humbur aftesine e te folurit.Njerez kini kujdes me femijet!

    Përgjigju
    • Visi: 09/01/2023 13:40

      Kjo eshte dhe arsyeja pse profeti Muhamed e ka ndaluar boksimin ne koke.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?