Nga 1000 deri në 5000 mijë lekë, 66 shoferë u kapën nga janari në korrik se tentuan të korruptojnë policinë

30 Korrik 2023, 18:35| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 22:39

  • Share

66 shoferë janë kapur në flagrancë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti se kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e policisë rrugore.

Shifrat e i bëri publike policia e Shtetit, ndërsa shumat që paguanin shoferët ishin nga 1000 deri në 5000 lekë.

‘Gjatë periudhës janar - korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lekleku: 31/07/2023 06:38

    duhet vazhduar kjo pun sepse poliza qe marrin lek ka ne te gjith shiprine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?