Rritet paga për punonjësit e OSHEE-së, elektricistëve u shkon 70 mijë lekë! Drejtori: Rritje edhe për vjetërsinë në punë

6 Nëntor 2023, 12:42| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 16:40

  • Share

Nga ky muaj, të gjithë punonjësit e OSHEE-së, do të përfitojnë rritje page deri në 30%. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mbi 3 mijë punonjës të terreni të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha. Nga 50 mijë që marrin aktualisht, elektricistëve, do t’u arkëtohen 70 mijë lekë në muaj.

“Rritje me 30%. Rreth 3 mijë punonjës do përfitojnë rritje”, Drejtor i OSHE, Enea Karakaçi.

Duke folur për digjitalizimin e këtij sektori drejtori Enea Karakaçi, tha se për herë të parë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do të aplikojë rritje page edhe për vjetërsi në punë.

“Përveç se rritet me 30% paga, për herë të parë do ketë dhe rritje për shkak të vjetërsisë në punë. Kjo tregon se ne duhet të përmirësojmë shërbimin ndaj klientëve. Sfidat e radhës janë inovacioni dhe digjitalizimi.

Karakaçi tha se kjo rritje pagash vjen si rezultat i reformave të marra ndër vite dhe arkëtimi i mbi 800 milionë eurove në vit.

“Kjo rritje pagash vjen si rezultat i reformave të marrë ndër vite. Më para argëtoheshin rreth 350 milion euro në vit. Sot arkëtohen mbi 800 milion  euro në vit. Sot norma e argëtimit është 98%. Muajin tetor e mbyllëm me 113% arkëtim”, tha ai.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur thirrje për punësimin e 300 elektricistëve, të cilët nuk duhet të jenë më shumë se 25 vjeç, si një mënyrë për aftësimin e të rinjve në këtë fushë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zakarel: 06/11/2023 15:32

    Bravo qeverise bravo e madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?