Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, qytetarët mund ta marrin vaksinën anti-COVID në qendrat shëndetësore

29 Prill 2022, 16:04| Përditesimi: 29 Prill 2022, 16:08

  • Share

TIRANË- Nga data 1 maj në stadiumin ‘Air Albania’ nuk do të kryhet më vaksinimi kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se kjo pikë vaksinimi do të mbyllet, ndërsa të gjithë qytetarët që duan të marrin vaksinën anti-COVID do t’u drejtohen qendrave shëndetësore.

Çdo qytetar që do të vaksinohet kundër virusit duhet të kontaktojë mjekun e familjes. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, ministria njofton se do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Doza e katërt e vaksinës rekomandohet të injektohet 4-6 muaj pas dozës së tretë, në varësi të rekomandimit të mjekut të familjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?