Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca

Kronikë

Soreca jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor

14 Qershor 2021, 19:08| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 19:38

  • Share

TIRANË- Duke nisur nga data 1 korrik, do të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor. Ishte ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca që dha lajmin e mirë, i cili vjen pak ditë pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Soreca thekson se ky është një investim i BE, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

"Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërisë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot", shkruan Soreca.

Tarifa roaming është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming janë shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të cdo vendi të rajonit të Ballkanit.

Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është zyrtarizuar me 1 korrik 2021.

Postimi i ambasadorit, Luigi Soreca

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 14/06/2021 19:35

    Keto jane lajme per tu vlersuar…….bravo!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?