Nga 1 janari 2024 taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%! Udhëzimi, ja mënyra se si do të bëhet tatimi

21 Shtator 2023, 18:35| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 11:21

  • Share

Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre, ndërkohë që së fundmi është publikuar në fletoren zyrtare udhëzimi i cili përmes shembujve konkretë përcakton mënyrën se si do të taksohen kategori të ndryshme.

Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Në udhëzimin e Ministrisë së Financave  sqarohen me shifra se sa tatim do të paguaj kjo kategori, duke dhënë si shembull se të gjithë të vetë-punësuarit që deklarojnë fitim të 12 milionë lekë do të paguajnë 15% tatim ose 1.8 milionë lekë.

Shembulli tjetër është për ata që kalojnë pragun prej 14 milionë lekësh.

Konkretisht nëse një i vetëpunësuar deklaron fitimin e tatueshëm 20 milionë lekë do të paguaj 23% tatim ose e përkthyer në vlerë 3.48 milionë lekë tatim.

Një vendimmarrje e tillë u ndërmor nga Ministria e Financave për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Për shembull, nëse një dentist i punësuar është i detyruar të paguajë tatim mbi pagën që merr, dentisti i regjistruar si person fizik nuk paguan tatim por vetëm paguan vetëm sigurimet shoqërore.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri janë mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime (kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë).

Ndryshimet ligjore për tatimin e profesioneve të lira të cilat deri më tani nuk janë tatuar u miratuan në Kuvend në mars të këtij viti.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhuli: 17/01/2024 12:47

    Prandaj po ikën i gjithë populli drejt gjermanisë

    Përgjigju
  • Zamir: 20/12/2023 21:31

    Shum Mire ja kane bere Per ato qe duan te jetojn ne Kete vend te mallkuar super me behet Qjefi

    Përgjigju
  • Qytetar: 22/09/2023 12:01

    Une profesion i lire qe paguaj taksa bashkie, financiere, do paguaj 15% qe ne faturen e parw. Dikush pa NIPT fare, individ, paguan njesoj 15% pa keto havalet e taksave e financiereve e auditeve. Kaluam nga 0 ne 15%. Te pakten ta bente me fasha ose progresiv ne vite.

    Përgjigju
    • A. N.: 22/09/2023 13:22

      I prene me sepate: 15 dhe 23% fashat

  • Kosova: 22/09/2023 11:15

    A po aspironi te hyni ne BE? Kjo eshte Europa.

    Përgjigju
  • Gjermani Gjermani: 22/09/2023 02:35

    Gjermani Gjermani

    Përgjigju
  • Pite: 22/09/2023 00:05

    E hengri dhe biznesi i vogel qe mban familjen me buke. Nuk duhet te pikoje per asnje njeri vec resorteve dhe koncesioneve. Vazhdoni me gjakpirje.

    Përgjigju
  • Sondazhi: 21/09/2023 19:19

    Si ishte ajo e biznesit to vogël me taksë zero? Uahahahahahja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?