Neymar

Neymar pranë lamtumirës arabe, rikthim shokues në Brazil

11 Shkurt, 22:23| Përditesimi: 11 Shkurt, 22:24

  • Share

ARABIA SAUDITE - Neymar mbetet jashtë fushës pas dëmtimit të rëndë që pësoi. Lojtari i Al-Hilal vazhdon rikuperimin nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gju, mes thashethemeve që mund ta shohim të kthehet atje ku filloi gjithçka.

Sulmuesi brazilian ka pasur vështirësi në Arabinë Saudite dhe në vitin 2025 bëhet një lojtar i lirë. Së fundmi ai ka pasur një takim që mund të shënojë hapin e parë drejt rikthimit te Santos në Brazil, klubi ku debutoi si profesionist.

"Biseda ishte shumë e shkurtër, por bisedat e shpejta janë shpesh më efektive. Për të luajtur këtu, ai duhet të rikuperohet mirë. Ai do të vazhdojë përvojën e tij atje ku është dhe më pas do të vijë", tha Marcelo Teixeira, presidenti i Santos, për ESPN Brazil.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?