Isak feston dopietën

Newcastle 'poker' Tottenhamit, kërcënon Spursat me Evropën (VIDEO)

13 Prill, 16:08| Përditesimi: 13 Prill, 16:09

  • Share

Premier League në Angli është në raundin e 33-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 13:30 në "St. Jacob Park", me vendasit e Newcastle që fituan 4-0 me Tottenham.

Djemtë e Eddie Howe shënuan dy gola në pjesën e parë me Isak dhe Gordon, teksa edhe fraksioni i dytë ishte me "melodi" të njëjtë. Sërish Isak dhe më pas Schar e dërguan rezultatin në 4-0.

Tanimë Spurs mbeten në kuotën e 60 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Newcastle me 50 pikë ngjitet në vendin e gjashtë.

VIDEO E GOLAVE

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?