New York: E para e vaksinuar një infermiere e terapisë intensive

14 Dhjetor 2020, 16:47| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 16:52

  • Share

Dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 në shtetin e New Yorkut shkuan për një punonjëse të sistemit shëndetësor, e cila për 10 muajt e fundit ka punuar në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit.

Punonjësja e Northwell Health, e identifikuar si Sandra Lindsay,  një infermiere e kujdesit intensiv, ishte e para që mori vaksinën në New York dhe me shumë mundësi në të gjitha SHBA.

Ajo u vaksinua gjatë kohës kur guvernatori Cuomo po jepte konferencë për medien. Gjatë momentit të vaksinimit jo u dëgjua të thoshte se ndihej shumë mirë.

Pasi mori vaksinën Lindsay  i tha Cuomos, se nuk ndiente asnjë ndryshim në raport me vaksinat e tjera.

Ajo falënderoi të gjithë kolegët e saj të cilët janë përballur me virusin në mbarë botën dhe theksoi se kishte shumë shpresë.

Momenti i shumëpritur vjen vetëm një ditë pasi nisi shpërndarja e vaksinës së Pfizer dhe Bionetch. Dërgesat e para u tha se do të mbërrinin në 145 qendra shpërndarje të hënën në 50 shtete, me 425 vende shtesë që marrin dërgesa të martën dhe 66 të mbeturat të mërkurën.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?