Manuel Neuer

Neuer kritikon ekipin, pranon edhe gafën e tij: Po, gabova

8 Qershor, 22:57
  • Share

Protagonisti negativ i një gabimi që rezultoi në disavantazhin e përkohshëm (0-1) ndaj Greqisë, në miqësoren e së premtes mbrëma, portieri Manuel Neuer komentoi në fund të ndeshjes, që u fitua 2-1 në fund nga Gjermania.

“Mund t’i kishim interpretuar më mirë shumë situata. Patjetër, duhej të bënim më mirë. Në pjesën e dytë krijuam raste të mira dhe kishim kontrollin e lojës, pastaj u bë e qartë se donim ta fitonim ndeshjen.”

Portieri i Bayern Munich më pas komentoi gabimin e tij. “Gjithmonë ka më shumë se një fajtor në futboll, por tani shikoj veten. Duhet të kisha reaguar më mirë te goli. Duhet ta kisha kryer më mirë atë rivënie të topit.”

Sërish, siç pritej, Neuer i veshi dorezat në ndeshjen e së premtes ndaj Greqisë (2-1). Gjermanët, me këtë rast, u desh të riktheheshin në ndeshje pas një gabimi të veteranit të portës bavareze, në përpjekje për të bllokuar një goditje të Tzolis, që çoi në golin fillestar të Masouras.

“Nuk më intereson shumë se çfarë po diskutohet në media. Është diskutuar më parë, është diskutuar shumë herë. Nuk do të vlerësohet, analizohet apo ngatërrohet ky gabim mbi të të tjerëve. Manuel ka besimin tim. Ai bëri tri pritje të klasit botëror, të cilat padyshim jo të gjithë portierët i bëjnë", tha trajneri i kombëtares gjermane pas fitores 2-1 në Mönchengladbach mbi gabimin e Neuer.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?