Netanyahu: Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, antisemitizëm i pastër

6 Shkurt 2021, 15:07| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 15:09

  • Share

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kundërshtoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale  për të lejuar hapjen e hetimeve për krime të luftës në territoret palestineze të okupuara nga Izraeli. Netanyahu tha se vendimi është një “antisemitizëm i pastër”.

“Si kryeministër i Izraelit, unë mund t'ju siguroj këtë: me të gjitha forcat tona ne do të luftojmë këtë shtrembërim të drejtësisë. Gjykata, e themeluar për të parandaluar mizoritë si Holokausti kundër popullit Hebre, tani po shënjestron shtetin e popullit hebre", tha Netanyahu në një deklaratë.

Kryeministri i autoritetit palestinez, Mohammed Shtayyehm tha se vendimi i GJNP-së është "një fitore për drejtësinë dhe njerëzimin".

Të premten, GJNP vendosi që ka juridiksion mbi situatën në territoret e okupuara palestineze, duke krijuar rrethanat që kjo gjykatë të hapë një hetim të krimeve të luftës.

Gjyqtarët e saj kishin "vendosur, me shumicë, që juridiksioni territorial i Gjykatës shtrihet në territoret e okupuara nga Izraeli që nga 1967, përkatësisht Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin lindor".

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967 dhe më vonë aneksoi Jeruzalemin lindor.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se ekzistojnë "shqetësime serioze" në lidhje me vendimin e GJNP, duke shtuar se Izraeli nuk duhet të jetë subjekt gjykatës pasi nuk është vend anëtar.

Komento

Komente

  • Iris: 07/02/2021 01:44

    Po SH.B.A.c'i duhet qe futet ne kete mes? Izraeli ka bere gabime,duhet qe ta nxjerre vete gomarin nga balta dhe me kete cilesim si /antisemik/, per gjithecka qe nuk i shkon pas qejfit, po behet qesharak kudo ne bote.Gjithnje e me teper po duket si nje femije i superperkedhelur nga te gjithe ,qe nuk i pelqen qe t'i thone JO per asgje.Sic e ka filluar ka krijuar me teper skeptike e kundershtare dhe po vazhdoi keshtu,s'ka Amerike ne bote t'a ndihmoje, kur te vije dita e gjykimit.

    Përgjigju
  • Todah-rabah: 06/02/2021 19:58

    Siç është AntiShqiptarizëm çështja e Hagës kundra UÇK-SË

    Përgjigju
  • Turi: 06/02/2021 16:02

    Pse u djeg kaq shume ju ne qofte se jeni te pastar ? U lodh bota me ju duke ber viktimen por largohuni nga tokat e pushtuara te Palestinezeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?