Kryeministri Izraelit, Benjamim Netanyahu

Bota

Netanyahu falënderon Shqipërinë tek vendet që e mbështesin dhe paralajmëron: Nuk tolerojmë, do të godasim fort Hamasin dhe organizatat terroriste

16 Maj 2021, 09:51| Përditesimi: 16 Maj 2021, 18:16

  • Share

162 persona, mes tyre edhe 43 fëmijë raportohet se kanë humbur jetën nga përplasjet luftarake mes Izraelit dhe Palestinës në ditët e fundit. Por Izraeli nuk tërhiqet nga sulmet dhe paralajmëron se do të godasin sërish organizatat terroriste. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu me anë të një postimi në Twitter, ka rreshtuar edhe Shqipërinë, pas SHBA-së, si një nga vendet që mbështet të drejtën e tyre për vetëmbrojtje. Më tej Netanyahu shton se Izraeli do të vijojë të godasë fort Hamsin dhe nuk do të tolerojnë.

'Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këto javë, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave, ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!'- shkruan në disa postime në Twitter kryeministri Izraelit.

Postimi në Twitter i Netanyahut


Lajmi kryesor:

VIDEO/Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit! BE mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e Jashtëm për të diskutuar që t'i jepet fund dhunës


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?