Blinken dhe Netanyahu

Netanyahu pas takimit me Blinken: Me apo pa mbështetjen e SHBA ne do të hyjmë në Rafah

22 Mars, 15:56| Përditesimi: 22 Mars, 15:59

  • Share

1711119533_blinkennetanyahu.JPG

Anthony Blinken u takua me kryeministrin Netanyahu ditën e sotme në Izrael. Menjëherë pas takimit, kryeministri izraelit deklaroi se me apo pa mbështetjen e SHBA ushtria do të hyjë në Rafah.

‘I thashë Blinken se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eleminuar pjesën tjetër të batalioneve. Dhe i thashë se shpresoj të bëjmë këtë gjë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por nëse është e nevojshme do ta bëjmë vetëm’, tha Netanyahu.

Nga ana tjetër, Netanyahu vlerësoi faktin që SHBA ka luftuar krah Izraelit kundër Hamasit për 5 muaj. Ai gjithashtu shtoi nevojën për evakuimin e civilëve dhe përkujdesjen për ndihmat humanitare.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu për Blinken: Ne do të hyjmë në Rafah edhe pa mbështetjen e SHBA! Rusia dhe Kina vënë veton ndaj rezolutës së SHBA në OKB për Gazën


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?