Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, refuzon thirrjet për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza, duke i konsideruar thirrjet për ta bërë këtë "të papajtueshme" me mbështetjen për qëllimin e deklaruar të Izraelit për "eliminimin" e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit në Izrael.
Netanyahu i tha qeverisë se u kishte thënë liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera se "ata nuk mund të mbështesin nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të bëjnë presion mbi ne për t'i dhënë fund luftës, gjë që do të pengonte eliminimin e Hamasit.
Netanyahu, raporton shtypi izraelit, falenderoi gjithashtu presidentin amerikan, Joe Biden, për veton e SHBA ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB sulmon Izraelin: Gjysma e popullsisë po vdes nga uria në Gaza! Hamasi: Asnjë peng s'do lirohet pa negociata! Netanyahu: Mos vdisni për Sinwar
S.S/ReportTv.al