Deputeti Arbi Agalliu

Nesër zgjedhjet, deputeti demokrat, Arbi Agalliu denoncon: Në Vlorë po përpiqen të blejnë votat e qytetarëve! Do përgjigjen para ligjit

13 Maj 2023, 14:31| Përditesimi: 13 Maj 2023, 14:35

  • Share

Ndonëse sot është heshtja zgjedhore, deputeti demokrat Arbi Agalliu ka bërë një denoncim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se demokratët dhe qytetarët në Vlorë po i intimdojnë dhe po tentojnë të blejnë votat e tyre.

Ky denoncim i Agalliut vejn një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa ai u kërkon qytetarëve që të denocnojnë çdo përpjekje për blerjen e votës së tyre.

“Deklaratë! Megjithëse heshtje zgjedhore, hajdutët e votës vijojnë përpjekjet për të deformuar vullnetin e votuesve në Bashkinë Vlorë. Ju bëj thirrje kujtdo që po tenton të intimidojë demokratët dhe vlonjatët, kujtdo që po tenton të blejë votën e tyre me të gjitha format, do të përballen me ligjin.  I bej thirrje çdo qytetari të denoncojë çdo përpjekje për deformimin e votës së tyre dhe institucioneve përkatëse të zbatojnë ligjin”, shkruan Agalliu.

Në denoncimin e tij, Agalliu nuk ka dhënë shumë detaje dhe as nuk ka përmendur emra, por thjesht shkruan se hajdutët e votës vijojnë përpjekjet për të deformuar vullnetin e votuesve në Bashkinë Vlorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?