Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferri

Sot votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Rama: Historike, Ali Ahmeti ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve

27 Janar, 17:00| Përditesimi: 28 Janar, 07:35

  • Share

Historike e konsideron kryeministri Edi Rama ditën e nesërme, ku në Maqedoninë e Veriut pritet të marrë detyrën kryeministri i parë shqiptar, Talat Xahferri. Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një foto të Talat Xhaferrit dhe Ali Ahmetit me duar të shtrënguara, thotë se ky i fundit ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Teksa shpreh konsideratën për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, kreu i qeverisë shkruan se atij mund t’i bëhen shumë kritika brenda vendit, por sipas tij përpjekjet që ka bërë ai për shqiptarët janë një leksion historik jo vetëm për ne, por edhe për brezat e ardhshëm.

"Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë", shkruan Rama. 

Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferri

Foton e Ahmetit dhe Xhaferrit, Rama ka zgjedhur një shprehje për ta përshkruar: “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”.

"E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto, shkruan Rama. 

Talat Xhaferi do të drejtojë nga nesër qeverinë në Maqedoninë e Veriut duke u bërë kështu i pari shqiptar kryeministër. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e cilësoi një ngjarje historike dhe thotë se vetëm të bashkuar shqiptarët mund të realizojnë ëndrra.

Talat Xhaferi deri para pak ditësh kryetar i Parlamentit, do të marrë detyrën për të drejtuar qeverinë teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do mbahen në muajin maj.

Ora 18:16
Erion Veliaj uron Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferrin për emërimin si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.

“Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferi, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?