A do kyçet në shtëpi Berisha? Dash Shehi: Me dhe pa të opozita do e bëjë punën e saj! Secili mban kryqin e vetë në historinë personale

25 Dhjetor 2023, 21:16| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 08:30

  • Share

Ditën e nesërme Gjykata do të marrë vendim nëse do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për të ndryshuar masën e sigurisë në arrest shtëpie për Sali Berishën. 

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv u pyet për atë që do ndodhë më pas. Ai u shpreh se Berisha nuk është problemi i opozitës. 

“Arrestim nuk ka këtu. Edhe arrest shtëpie them që nuk ka për të ndodhur. Së pari do të uroja që Berisha të shkojë të paraqitet si të gjithë qytetarët e tjerë. Të kthehet në një histori normale. Normale nuk është por që kanë ndodhur në politikën shqiptare. Nuk po ndodh hataja, fundi i botës. Opozita shqiptare me Berishë pa Berishë do ta bëjë punën e vet.

Berisha nuk e ka statusin moral dhe polsitik për të drejtuar. Thonë ka 500 mijë vota. Por nuk i ka të gjitha Berisha, por janë ata që nuk duan Edi Ramën. Ne na duhet një zgjidhje tjetër. Opozita nuk mund të jetojë me lavdinë e shkuar dhe anti-komunizmin bosh. Prandaj nuk do ta dramatizoja këtë që po ndodh. Uroj mos të përfundojë me arrestime dhe këto” tha ai.

Por a ndërpritet nesër karriera politike e Berishës nëse ndaj tij caktohet masë sigurie arrest shtëpie?

"Berisha aty do jetë përsëri nëse nuk ka dëshirë me u largu vetë. Unë gjykoj se çfarë është në favor të Berishës. Secili mban kryqin e vetë në historinë personale. Ne do vijmë pas një viti e gjysmë kemi zgjedhje. Kemi humbur dy vite e gjysmë me këtë histori boshe. Unë e kam fjalën nëse do gjejmë shteg tjetër. S'mund të jetojmë gjithnjë me këtë ide që ai ka bërë këtë e atë", u shpreh Shehi.

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia u shpreh se nuk e sheh dramë goditjen e Sali Berishës. Ai tha se kjo mund të hapë përpjekje për rrugë të reja brenda opozitës.

“Sali Berisha konsiderohet i pazëvendësueshëm dhe pyetja është çfarë do të ndodhë pas tij. Edhe në krahun tjetër, thonë, ja iku Rama, po çfarë do të bëhet, kush do të vijë."

Unë mendoj se është fundi i udhës për fat të keq të opozitës. Opozita është përtej një partie, fryma që përmbledh qasjen që janë kundër qeverisë. Kjo gjë nuk ndodhi në kohën e duhur, mori kohë dhe për fat të keq po vazhdon që të marrë. Nuk do të doja të bëhej politikë me vendimet e drejtësisë. Nuk do të doja që drejtësia jonë të merrte këtë rol, por nëse rezultati është ky, nuk do të dua të shikojë në burg asnjë pa prova dhe fakte. Do të ishte një dëm shumë më i madh sesa i bëjnë politikës këta njerëz. Ka rrugë të tjera që Berisha të shkojë te vendi i rrugicës së vet që po i vjen vërdallë. Absolutisht mendoj se ky është fundi. Do ta ngushtojë këtë grup dhe do ta shndërrojë në një grup fanatik që e shikojnë si idhull. Mendjet e ftohta duhet të thonë, se një opozitë pa Berishën dhe Bashën mund të jetë më e mirë” tha ai.

Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, teksa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor të vendosë mbi këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.

Ora 21:35
'Gjeneratën e re s'e shoh me të', Shehi: Uroj që Berishës t’i ruhet dinjiteti, por të gjithë shefat kanë përfunduar me rrëzim të dhunshëm

 

 “Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm”. Kështu tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ndërsa foli për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të cilin nesër GJKKO merr vendimin nëse do të vazhdojë të jetë me të njëjtën masë sigurie për aferën Partizani apo do të caktojë ndaj tij arrest në shtëpi.

“Është po i njëjti person me 30 vjet për zig-zaget e veta. Ne po themi  të ndryshojmë për të rrit shanset e opozitës për të ardhur në pushtet. Unë them që opozitës shqiptare i duhet njëlloj përqasje, një aproach i ri.

Uroj që Berishës si person t’i ruhet dinjiteti i vet dhe të mos përfundojë në këto historitë e arrestimeve. Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm. Por gjeneratën e re nuk e shoh me Berishën”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 26/12/2023 11:29

    Pika qe si bie dinjitet tuaj.

    Përgjigju
  • Beti: 26/12/2023 09:27

    Pikerish saliu dhe ky palo dele shehu qe more ne qafe demokrasine ne shqiperi e po vuna populli tani tıpa si ky jan me te keq se sa vete saliu.dele shehu mbane pergjegjesi per kete situat.si pordhe pwr breke 33 vite dele shehu.pa le lunaparktreni dhe me intelegjence tone.

    Përgjigju
  • banakieri: 25/12/2023 23:26

    ik o dash delja,,shko pi ndonje gote raki...ate di te besh ti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?