Sot vendimi për Fatmira Hajdarin, si u zbulua ndalimi për të hyrë në Amerikë, Vetingu i la 72 orë afat për të justifikuar 470 mijë USD

18 Qershor 2020, 08:20| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 08:28

  • Share

Trupa gjykuese pranë Komisionit të Vetingut, e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja, do të shpallë sot vendimin për gjyqtaren e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e Azem Hajdarit. Nëse KPK-ja vendos ta shkarkojë nga detyra, zonja Hajdari nuk mund të hyjë më në gjykatë si gjyqtare, pasi pezullohet automatikisht, ndërsa ka të drejtë t’i drejtohet Kolegjit të Apelimit, për rrëzimin e vendimit. Nëse KPK-ja vendos ta konfirmojë në detyrë, zonja Hajdari do të vijojë të shërbejë në drejtësi, ndërsa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik mund të kërkojnë shkarkimin e saj në Kolegj.

Seanca dëgjimore me Fatmira Hajdarin u zhvilluar dy ditë më parë, ndërsa zgjati më shumë se katër orë. Verifikimi i gjyqtares u krye vetëm për dy kritere, atë të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Fatmira Hajdari kishte kërkuar që të verifikohej edhe për aftësitë profesionale, por kjo kërkesë nuk u pranua nga KPK-ja.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë kishe dërguar një raport pranë Komisionit të Vetingut, ku konkludonte se pasuria e zonjës Hajdari ishte e ligjshme. Por, nga hetimi i thelluar i Komisionit të Vetingut rezultoi se gjyqtarja nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 470 mijë dollarë. Komisioni i Vetingut e la të hapur mundësinë për ta ulur këtë shumë të pajustifikuar deri ditën e vendimit, nëse gjyqtarja sjell prova të reja për burimin e ligjshëm të parave të investuara në pasuri të paluajtshme.

Edhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar kishte paraqitur një raport, sipas të cilit gjyqtarja Fatmira Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën në drejtësi dhe se nuk kishte gjeruar asnjë indicie që mund të njolloste figurën e saj. Por, Komisioni i Vetingut ishte vënë në dijeni se Ambasada Amerikane në Tiranë i kishte anuluar vizën gjyqtares Hajdari, duke e ndaluar që të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këto kushte, Komisioni ka sinjalizuar DSIK-në, e cila ka ndryshuar raportin për pastërtinë e figurës për Fatmira Hajdarin. Në raportin e dytë, DSIK ka shënuar se gjyqtarja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën, pasi nuk ka deklaruar faktin e bllokimit të vizës.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe avokati i saj u mbrojtën duke thënë se, nuk kishte refuzim hyrje në SHBA, por thjeshtë një revokim të vizës deri në përfundimin e procesit të Vetingut dhe se kur ka plotësuar formularin për figurën, nuk e dinte se ia kishin anuluar vizën. Por, Komisioni i Vetingut theksoi se anulimi i vizitës, që do të thotë ndalim për të shkelur në Amerikë, është bërë para se zonja Hajdari të dorëzonte formularin.

Procesi i Vetigut të Fatmira Hajdarit është ndjekur nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili gjatë seancës dëgjimore shigjetoi dhe ironizoi më pyetje gjyqtaren, duke i vënë në pah paradokset e krijimit të pasurisë. Theo Jacobs është  vëzhguesi më famshëm ndërkombëtar në procesin e Vetingut. Prezenca e tij është kthyer në një makth për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë. Ai është i ashpër, i prerë, i papërfolur asnjëherë dhe që lëshon pyetje ‘përvëluese’.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fani: 18/06/2020 19:02

    U qerrua dhe nje bajge nga qyteti...

    Përgjigju
  • Basco: 18/06/2020 12:13

    Cfare behet keshtu ? Duan te nxjerin pasurine e te vese se Azemit te ligjshme , Atehere hajdutet po bejne ortakeri me hajduten me te korruptuar d.mth.ligji ne shqiperi nuk eshte i barabarte per te gjithe ligji eshte per shokun XHEMAL ! ! ! !

    Përgjigju
  • endri: 18/06/2020 11:19

    HETIM te ILDKPI I THEllE, te futen ne burg a ka institucione ky vend qe paguhen me taksa apo vetem VIDHET? PO Kryeministri yne cfare ben? Cfare shteti jemi ne?

    Përgjigju
  • beni: 18/06/2020 09:53

    nje pyetje per ILDK si ka mundesi qe raproti juaj nuk ka gjetur asgje per te vene ne dukje per pasurine e Hajdarit? E njejta pyetje dhe per DSKI (apo si dreqin queht) cfare kontrollesh beni? puna e kytere dy institucioneve nuk eshte e besueshme.

    Përgjigju
  • lorna: 18/06/2020 08:42

    Po c'keni aman, keta jane komisionere me rende se fatma e hajdarit...a nuk ishin keta komisionere hajdara qe kaluan artur malajn nga katundar pabuks llakatundi, SOT miliarder, donika prelen gju me gju me kriminelet e durresit, karstriot seliten nga bari dhishe ne vinjoll te burrelit sot me 1 mil euro pas 16 vitesh si gjyqtar, shpresa becajn qe e mbajne var duke mos dhene vendim si karstrot hajdutin qe pasi e mbajten var 16 muaj dhe ai pagoi 500 000 euro kaloi VETINGUN !!! O POPULL, KETA DUHEN SHPORR ME REVOLUCION JO ME FB DHE PORTALE !!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 18/06/2020 07:49

    E ardhur nga gjiri i kllases puntore ne drejtesi,i beri mender asaj,sidhe i shoqi ne politike. Por nje gje me ben pershtypje :-pse as komisioni i vetingut,ad vezhguesi i juaj,as mediat, qe nuk lene gje pa kapur,nuk prekin shkollimi ne france dhe amerike te femijve te saj me statusin e azilantit politik,deklaruar prej saj.asgje, vetem heshtje. Sic duket edhe fatmira do shpetoje si è perndjekur politike ne demokraci.

    Përgjigju
  • Tosi: 18/06/2020 06:54

    Sot gjithe bota do mbaje frymen. Kuzhinjerja me 8 vjecare qe u be gjykatese me kursin 3 mujor te plepave dhe me pas me parate e fituara nga pazaret e gjyqeve ndertoi pallat 12 katesh ne Tirane, pallat 5 katesh ne reren e Velipojes, troje, 400 mije euro kesh dhe kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Po kaloi vetingun kjo kuzhiniere me vetullat me te shpifura te planetit bota duhet te shembet se drejtesia ka vdekur. Te shohim....

    Përgjigju
  • Atdhetari: 17/06/2020 21:57

    SHTET me Pushtet e Politikë SHKATËRRUESE dhe TRADHËTARE!? Shtet ku Një nga ANALFABETET, KUÇEDËR dhe e SHPËRFYTYRUAR nga KORRUPSINI Lëshon Lot!? TË Dy Fëmijët NJËRI MË SHUMË SE TJETRI SHPELLAR ANALFABETË Kërkojnë apo Janë në Politikë!!!!!????? S'ka Tropoja Ky Vend Fantastik Atdhetar e Patriot njerëz të tjerë por Vetëm Berishë dhe Hajdarë (TRADHËTARË & BANDITË). SA KEQ!? Dhe Rudina thotë Njëherë S'mbaj Përgjegjësi për Nënën (Pavarësisht ajo nënë u ka lënë Pasuri të Tundshme apo të Patundshme dhe Kesh, duke Llogaritur dhe rritjen e Shkollimit Jashtë Vendit!!!!!?????). Ndërsa Dje tha që Besoj se Mamaja do të Kaloj Vetingun!? E DI RUDINA SE Ç'DO TË THOTË TË KALOJË MAMAJA E SAJ INJORANTE DHE HAJDUTE Vetingun. Që Shqipëria Nuk ka Patur, Nuk Ka dhe Nuk Do të Këtë DREJTËSI dhe Shtet!

    Përgjigju
    • Nik: 18/06/2020 01:50

      Thjesh te shikosh kush jan financuesit e bustit te azemit dhe te “studimeve” te analfabetave dhe dizlesikve te azemit mundesh ta kuptosh se ne Cfar shteti jemi dhe sa i paster dhe “deshmor” ka qen ai derri.

    • A. N.: 17/06/2020 23:55

      Po nqs nuk e kalon vetingun ti mendon se u vu drejtesia ne vend? Enderro atdhetar enderro.

    • USA: 17/06/2020 22:36

      dhe e bija nuk ka rene shume larg nga e jema. disleksike dhe nje modele politikaneje qe nuk do as ta imagjinosh ... jome ta kesh

  • Tosi: 17/06/2020 21:28

    Bo prape neser do shohim vetullat me te shpifura ne planet , o zot nuk kam pare femer me te shpifur dhe cuditerisht eshte gjyqtare, fundi i botes , zhytur deri ne fyt ne korrupsion dhe ben drejtesi,

    Përgjigju
  • Niku: 17/06/2020 21:27

    ILDKP eshte e korruptuar ... Te zhduket ky institucion bashk me kete plehren prej botoxi...

    Përgjigju
  • qytetari: 17/06/2020 20:18

    Turpi i Drejtesise shqiptare.Keto sharabajga qe na i beri peshqesh Sali Berisha duhet te zhduken nga faqja e dheut dhe te dorezojne pasurite qe i kane vjedhur duke shitur Drejtesine. Turp per kete familje. Nuk jane keta qe perfaqesojne shqiperine

    Përgjigju
  • O tej: 17/06/2020 19:39

    Si u be miliardiete kjo sharrabajga e Librazhdit? Pa leshon dhe lot krokodili.Te qerohen keto rruspi nga Sistemi Drejtesisr

    Përgjigju
  • Arsen: 17/06/2020 19:14

    Kjo meriton ta dh.... ne fytyren e shpifur. Fytyre transvestiti!

    Përgjigju
  • asd: 17/06/2020 19:12

    Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë nuk arriti te kapte qe 470.000 dollare? Pse nuk e shkrijne gjithe institucionin dhe te kthejne rrogat mbrapsht per 20 vjetet e fundit ? Pse nuk merren si te pandehur ata qe kishin detyre kontrollin, evidentimin dhe klasifikimin ? Jane organ drejtesie apo vegel e mafjes ne pushtet ?

    Përgjigju
  • beti: 17/06/2020 18:51

    shiko shiko po ajo u betua ore dhe qau ca kerkoni tani

    Përgjigju
  • plugu: 17/06/2020 18:24

    Paftesia e nje gjyqtari nuk ka brire, vete ne komisionin e vetingut e shoqeruar nga dy avokate,pasi nuk ka asnje aftesi juridike per te mbrojtur vehten e saj dhe cuditerisht nga qepese lekuresh me 8 kllase shkolle behet gjyqtare e larte, kjo eshte shqiperia e vertete, korrupsioni dhe paaftesia ne administrate jane ulur kembekryq.

    Përgjigju
  • ymeri: 17/06/2020 17:59

    Arrestojeni plehren...

    Përgjigju
    • Realisti: 17/06/2020 19:29

      Eshte nje turp per nje shtet qe nje qepese kepucesh te punoje ne gjykaten e apelit, keto jane krimet qe ka bere Sali Ram Berisha ne ate vend por problemi eshte se e gjitha administrata e gjyqesorit e Sali Ram Berishes u ngrit me kete substance, horra, vagabonde, njerez te deshtuar qe shkuan ne kurset tremujore tek plepat, kesaj i duhet konfiskuar e gjithe pasuria sepse eshte e vendosur me korrupsion, me dhune. I shoqi i kesaj ka qene kryehorri, kryevagabondi qe militonte ne hirarkine e larte politike te atij vendi por ironia e fatit eshte qe quhet heroi i demokracise ndersa vrasja e nje cubi quhet vrasja e shekullit, o tempora o mores cfare behet ne ate vend

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?