Edi Rama dhe James O'Brien

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE, Rama në Shkup, takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit

21 Janar, 19:14| Përditesimi: 22 Janar, 08:23

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, aty ku të nesërmen (22 janar) pritet të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit.

Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O'Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA.

“Shkup - Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O'Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama krahas fotove të publikuara.

Samiti rajonal për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komisioni Evropian fillon të hënën (22 janar) në orën 09:00 dhe pas takimit të liderëve, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Gert Jan Kopman, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që së fundmi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili shihet në foton e publikuar nga Rama para darkës së punës në Shkup. 

Ora 21:56
Rama publikon fotot para darkës së punës mes liderëve të BP dhe zyrtarëve të BE-së në Shkup, u bashkohet edhe Vuçiç

1705870826_edirama.PNG

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto para darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së. Siç shihet edhe në foto, i pranishëm është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pjesëmarrja e të cilit ende nuk ishte konfirmuar më herët.

“Shkup - Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama në facebook.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?