Carlo Ancelotti

Nesër supersfida Real-Manchester City, Ancelotti: Jemi ndryshe nga viti i kaluar

8 Prill, 15:49| Përditesimi: 8 Prill, 15:51

  • Share

Tekniku Carlo Ancelotti foli për mediat para takimit që ekipi i tij Real Madrid do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Manchester City për fazën 1/8 të Champions League në ‘Santiago Bernabeu’. Në konferencën me gazetarët italiani foli edhe për kundërshtarin e tij, Pep Guardiola.

‘Ai di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij, ai iv endos qëndër mbrojtësit të luajnë si mbrojtësit e krahut. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin me lojtarët ende, kam vetëm një dyshim. Nesër do të informoj ekipin.’

Sakaq, Ancelotti foli edhe për sfidën e vitit të kaluar në gjysmë finale kur Manchester City eliminoi Realin pas fitores 4-0 në Etihad.

‘Ne kemi karakteristika të ndyshme, vitin e kaluar luajtëm me një referencë në sulm si Benzema dhe këtë vit nuk e kemi më. Fitorja nuk është lumturi, është një lehtësim sepse ditët në vijim janë më të qeta.

Dy ndeshjet e edicionit të kaluar nu ki bëmë në mënyrën më të mirë, ishte çështje mentaliteti dhe teknikë: na sulmuan gjatë dhe nuk denim të propozonim diçka tjetër. Ndeshjen e kthimit e luajtëm pa guxim dhe personalitet.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?