Më 5 shtator seanca plenare! PD në Kuvend sërish e ndarë, deputetët e Berishës do kërkojnë Boçin si kryetar grupi

4 Shtator 2022, 21:09| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 22:51

  • Share

Për të dytin vit radhazi, ligjvënësit demokratë do t’i drejtohen të ndarë godinës së parlamentit,  në sesionin e ri parlamentar.

Ndonëse përgjatë verës pati tentativa për negociata mes deputetëve që mbështesin Berishën dhe atyre që nuk i janë bashkuar, këta të fundit rikonfirmuan në krye të grupit parlamentar Enkelejd Albeajn.

Por në nisje të seancës plenare, deputetët e Berishës pritet të depozitojnë në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për të njohur Luçiano Boçin në vend të Alibeajt kryetar të grupit të ligjvënësve blu. Këtij grupimi, së fundmi i janë bashkuar edhe deputeti i Dibrës Xhelal Mziu dhe ai i Beratit Tomorr Alizoti.

Këto probleme të vjetra të luftës së brendshme, kanë penguar PD të zhvillojë traditën e mbledhjes së grupit parlamentar në prag të nisjes së sesionit të ri.

Deputetët e Alibeajt u mblodhën në një hotel të kryeqytetit për të diskutuar axhendën në prani të një gote vere, ndërsa Berisha zgjodhi që për aksionin opozitar, përfshirë edhe atë në parlament,  të mblidhte vetëm kryesinë.

 

Komento

Komente

  • XXX: 05/09/2022 00:04

    Tomor Alizoti kokra legenit.

    Përgjigju
    • 007: 05/09/2022 18:24

      Spiun i sigitimitka qene ka spiunuar robt e tij

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?