Skender Brataj

Kronikë

Nesër rishikohen masat/ Brataj: Fatale nëse i heqim të gjitha

26 Maj 2021, 22:46| Përditesimi: 26 Maj 2021, 22:48

  • Share

Shefi i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke iu referuar rishikimit të masave anti COVID, vendim i cili pritet të merret nesër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, tha është ende herët për të hequr të gjitha masat kundër pandemisë.

Duke folur në emisionin 'Open' ai tha se duhet të ketë lehtësim gradual pasi pandemia nuk ka mbaruar akoma.

"Po mbaron është fjalë e madhe, është një fenomen botëror dhe në botë është ndryshe nga ne këtu por indikatorët i kemi për lirim masash. Tani mbasi hap masat njerëzit duke qenë të lodhur i respektojnë më pa, kujdesi s’është vetëm me fjalë. Problemi është që në momentin që ben vaksinim masiv duhet të qarkullojë pak virusi, bilanc që do kujdes. Me 7 spitale COVID, e menaxhueshme situata, i kemi gjërat në gatishmëri për një verë të qetë. Situata është pozitive , do ketë lirim masash besoj, por jo që të do hiqen të gjitha se do ishte fatale. Unë do filloja me maskën jashtë që ta heqim, sidomos nga temperaturat . Për të hequr orën policore s’jam dakord ta hiqet, se e kemi parë çka ndodh më parë", tha ai.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?