Foto ilustruese

Kronikë

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, TIA: Karantina në Shqipëri nuk është detyrim për udhëtarët që vijnë nga Britania

13 Prill 2021, 19:15| Përditesimi: 13 Prill 2021, 19:45

  • Share

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë pas një periudhë gjatë pezullimi të fluturimeve. TIA ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh. Në njoftimin e TIA-s nënvizohet ndër të tjera se të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

'Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.
https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/
4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk...
5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.'- njofton TIA.

 

Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?