Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Kronikë

Nesër provimi i Matematikës, Kushi uron maturantët: Do të keni gjithmonë mbështetjen tonë, suksesi është në dorën tuaj, kini besim në vetvete

10 Qershor 2021, 10:42| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 10:45

  • Share

Ministrja e Arsimit i ka uruar suksese maturantëve, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e tretë, atë të matematikës.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kushi i jep sigurinë maturantëve duke treguar mbështetjen e saj, të cilën do e kenë gjithmonë. “Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete! Meritokracia dhe arritjet tuaja të larta në dije janë pjesë e qëllimit tonë madhor!”, shkruan ajo.

Deri më tani janë zhvilluar 2 provime, ai i anglishtes dhe letërsisë, ndërsa nesër do të bëhet ai i matematikës.

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, do të jetë më 15 qershor, lënda me zgjedhje.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?