Kronikë

Nesër nis vaksinimi i taksistëve, do bëjnë Sputnik V 'Air Albania'

31 Maj 2021, 17:43| Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:53

  • Share

Nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të shërbimit taksi. Kreu i Sindikatës së taksive Bilbil Cara thotë se vaksinimi do të nisë për 1500 taksistët e Tiranës, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 3 mijë të tillë. Procesi për dozën e parë do të nisë nesër me vaksinën ruse Sputnik tek stadiumi Air Albania.

Sot na kanë njoftuar që nesër në orën 09:00 fillon tek stadiumi Air Albania vaksinimi i shoferëve të taksive. Zyra vendore na ka kërkuar që të jetë me planifikim sepse ndryshe mund të shkojmë 50 në orën 09:30 për shembull dhe në orën 14:00 nuk ka asnjë. Por ne nuk i planifikojmë dot sepse nuk jemi ndërmarrje, ne jemi secili më vete. Ju bëjmë bëjë thirrje të gjithë taksistëve që kush do që të fitojë imunitet të shkojnë të vaksinohen tek stadiumi Air Albania nesër në orën 09:00”-tha kreu i shoqatës së taksive.

Të gjithë ne kemi qenë të rrezikuar, shyqyr më në fund u dha ky sinjal, nesër të fillojmë. U bëj thirrje që të fillojnë vaksinimi edhe i taskistëve në Korcë, në Sarandë, Skrapar kudo që të jenë, pjesë e jona janë, pjesë e Shqipërisë”-u shpreh njëri prej taksistëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?