Aksi rrugor Fushë Krujë-Thumanë

Nesër nis rregullimi i asfaltit Fushë Krujë-Thumanë! ARRSH njofton si do të devijohet trafiku për 21 ditë

22 Maj 2023, 19:26| Përditesimi: 22 Maj 2023, 19:38

  • Share

Nga dita e nesërme, do të nisë puna për rregullimin e asfaltit në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Punimet do të zgjasin 21 ditë dhe ARRSH njofton se si do të devijohet në rrugë alternative me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut.

-4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.

-Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë– Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit.

-Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

-Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqezim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë.

-Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

-Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?