Nesër moti i keq, pezullohet linja Durrës - Bari e anasjelltas dhe Vlorë - Brindizi e anasjelltas! Sarande-Korfuz do vijojë normalisht

30 Nëntor 2023, 13:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 13:38

  • Share

Drejtoria e përgjithshme detare njofton se nisur nga përkeqësimi i motit njofton masat që janë marrë për ditën e nesërme

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Nëser do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht

Anijet e linjes Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht.Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra. 

Njoftohen drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?