Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve, diskutohen projektrezolutat e PS dhe PD për Kosovën

3 Tetor 2023, 21:01| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 21:04

  • Share

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e nesërme në orën 12:00 dhe do të marrë një vendim mbi projekt-rezultuarat e depozituara Nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për Kosovën.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar rendin e ditës ku në diskutim janë futur të dy projektrezolutat. Nesër do të merret edhe vendimi nga Konferenca e Kryetarëve nëse rezolutat do të kalojnë ose jo për miratim në Kuvend.

Partia Socialiste ka zgjedhur të mos e bëjë publike përmbajtjen e projekt-rezolutës, në ndryshim nga Gazment Bardhi i Partisë Demokratike. Bardhi kërkoi miratimin e një rezolute, me qëllim unifikimin e qëndrimit me Kuvendin e Kosovës. Në rezolutë kërkohet të dënohet akti terrorist në veri, të vlerësohet puna e policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR, të mbështeten institucionet e Kosovës për të garantuar pluralizmin politik edhe në komunitetin serb, të konstatojë nevojën për hetim ndërkombëtar mbi sulmet si dhe t’i kërkojë qeverisë Shqiptare bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?