Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama

Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup

13 Nëntor 2022, 20:23| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 20:26

  • Share

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të mbahet ditën e nesërme në Shkup. Kryeministri Edi Rama do të pritet nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.

Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Në orën 12:30, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.

Mbledhja e parë mes Qeverive është mbajtur në shtator 2017 Pogradec. Në mbledhjen e parë Rama vuri theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?