Kreu i PD Lulzim Basha

Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së, zbardhet axhenda: Basha prezanton ndryshimet statutore, votohet edhe Këshilli i ri Kombëtar

1 Shtator 2023, 16:44| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 18:02

  • Share

Nesër (2 shtator) Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka mësuar se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.

Nesër po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet. Kuvendi i të shtunës, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë. 

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës. Ish kryeministri Berisha sot foli për herë të parë hapur për negociata me Gazment Bardhin, me qëllim që deputetët e tij, të përjashtuar më parë, të strehohen sërish te grupi parlamentar. Ai tha se ka vendosur të mos krijojë grup të vetit parlamentar, ndryshe nga sa deklaroi disa javë më parë. Edhe vetë kreu i grupit të PD tha se mbështet mbledhjen e përbashkët mes të gjithë deputetëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mokrari: 02/09/2023 00:55

    bardhi eshte kali i trojes se sali berishes ne pd.prandaj mos e pranoni kete njeri pa shtylle kurrizore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?