Bota

Nesër Kurban Bajrami, në Mekë vetëm besimtarët e vaksinuar

19 Korrik 2021, 09:58| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 10:00

  • Share

Nesër, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë festën e Kurban Bajramit, që festohet gjithnjë 2 muaj pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarët myslimanë, të vaksinua kundër COVID-19 i janë drejtuar tashmë Haxhit në Mekë, për të kryer ritin e përvitshëm për faljen e Kurban Bajramit, që edhe këtë vit do të festohet nën kufizime të shumta.

Vetëm 60 mijë besimtarë janë lejuar  të vizitojnë Mekën këtë vit, në krahasim me numrin e jashtëzakonshëm të para pandemisë, ku në Arabinë Saudite mbërrinin mesatarisht 2.5 milionë besimtarë.

Këtë vit janë lejuar vetëm besimtarët e vaksinuar, mes moshave nga 18 deri në 65 vjeç dhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje kronike.

Xhamia e madhe në Mekë është dezinfektuar përpara mbërritjes së besimtarëve, ndërsa atyre që do të falin bajramin aty, do t’u mundësohet një byzylyk elektronik për t’i gjurmuar.

Kamerat termike në hyrjet e Xhamisë së Madhe kontrollojnë temperaturat e personave. Grupet e vogla të pelegrinëve që mbajnë maska ​​që nga e Shtuna kanë filluar lutjen rreth Qabes, pas saj pelegrinët do të nisen drejt Luginës së Minës, 7 km në veri-lindje të Xhamisë së Madhe në Mekë, ku ata do ta kalojnë ditën me lutje para se të shkojnë në malin Arafat, ku Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?