Nesër Komisioni për ‘Zgjedhoren’, Kuvendi fton në seancë dëgjimore organizatat e Diasporës

19 Shkurt, 15:26| Përditesimi: 19 Shkurt, 15:40

  • Share

Ditën e martë më 20 shkurt, në mbledhjen e radhës së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kuvendi u ka bërë ftesë Organizatave të Diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore të marrin pjesë në seancën dëgjimore që do të zhvillohet nesër.

Kuvendi fton të gjitha organizatat e interesuara të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me mendime, opinione dhe sugjerime.  

Mbledhja e Komisionit do të zhvillohet online, nëpërmjet platformës “Zoom”.  

Diaspora u shpreh e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve. Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” tha se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve u kërkon përfshirjen në konsultimet e Komisionit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?