Foto ilustruese

Kronikë

Nesër këto zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike per disa orë

11 Gusht 2021, 21:05| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 21:06

  • Share

Disa zona në Tiranë ditën e nesërme do të jenë pa energji elekrike gjatë intervalit kohor 09:00-17:00.

Pa energji mbeten: Pallatet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Blu”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Thoma Koxhaj”, zona fushë “Misto Mame”, rruga “Irfan Tomini” pranë hotel “Diplomat”

OSHEE ka bërë me dije se ditën e nesërme do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave.

"Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 12 gusht do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-17:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Pallatet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Blu”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Thoma Koxhaj”, zona fushë “Misto Mame”, rruga “Irfan Tomini” pranë hotel “Diplomat", thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?