Nesër, funerali më madhështor që nga vdekja e Churchill! Policia dhe shëndetësia ‘në këmbë’ ditën e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II

18 Shtator 2022, 22:19| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 22:24

  • Share

1662897421_elizabeth.JPG

Shefat e policisë dhe mjekët e Londrës po përgatiten për një makth sigurie në funeralin e Mbretëreshës të hënën, mes detyrës së vështirë të mbrojtjes së personaliteteve më të larta të botës dhe dëshirës së publikut për të mbajtur zi për monarken e ndjerë. Qyteti ka parë tashmë turma të paprecedenta njerëzish që presin në radhë për të parë arkivolin e mbretëreshës Elizabeta e dytë.

“Dita e funeralit do të jetë operacioni më i madh i mbrojtjes globale që Policia ka ndërmarrë ndonjëherë”, thanë autoritetet. Ndërkohë, operacioni i madh logjistik ka përfshirë një mori aspektesh të tjera, si mjekët, tualetet, pastrimin e rrugëve dhe mbylljen e tyre.

Sipas komisionertit të Tranpsortin për Londrën, është e pamudnur të parashiko9hen përmasat e turmave që do të qarkullojnë në qytet, për funeralimin më të madh që prej vdekjes së ish-kryeministrit Uinston Çërçill në 1965. Ftesa u janë dërguar liderëve botërorë, politikanëve, figurave publike dhe mbretërve evropianë, si dhe më shumë se 500 personaliteteve ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?