Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II, Joe Biden mbërrin në Britani

18 Shtator 2022, 08:02| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 08:25

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbërritur në Londër për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II. Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër për funeralin e mbretëreshës, një mbledhje e liderëve botërorë që nuk është parë në dekada.

Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti francez Emmanuel Macron, Taoiseach irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë. Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.

Shumë nga të ftuarit pritet t'i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në Westminster Hall dhe të shkruajnë një mesazh ngushëllimi në Lancaster House. Por, fokusi do të jetë një pritje zyrtare shtetërore e organizuar nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace të dielën.


Lajmi kryesor:

Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?