Topi i Artë, Këpuca e Artë dhe Doreza e Artë

Nesër përcaktohet jo vetëmkampioni! Çfarë çmimesh do të jepen në finalen e Kupës së Botës?

17 Dhjetor 2022, 08:50| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 15:59

  • Share

Nesër është dita e madhe! Pas më shumë se 1 muaji Botërori i Katarit do të mbyllë siparin. Por përveç përcaktimit të kampiones dhe nënkampiones mes Argjentinës dhe Francës nesër do të shpërndahen edhe çmime të tjera:

Topi i Artë – Është çmimi për lojtarin më të mirë të turneut dhe është dhënë në Kupat e Botës që nga viti 1982.

Këpuca e Artë – Çmim që i dhurohet golashënuesit më të mirë të turneut, që gjithashtu filloi të ndahet nga viti 1982.

Dorëza e Artë – Që nga viti 1994 jepet ky çmim për portierin më të mirë.

Lojtari më i mirë i ri – Ky çmim jepet që nga viti 2006 dhe i dedikohet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç.

Çmimi “Fair Play” – Ky çmim i është dhënë që nga viti 1970 ekipit me rekordin më të mirë disiplinor gjatë gjithë turneut. Duhet theksuar se si kandidatë të mundshëm konsiderohen vetëm ekipet që kaluan fazën në grup.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?