Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë, FSHF kërkon rikthimin e tifozëve në stadium: Janë qershia mbi tortë

1 Gusht 2020, 12:52| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 20:46

  • Share

TIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga instancat shtetërore që të marrin shembullin e Francës dhe të lejojnë një numër të kufizuar tifozësh në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës që do të zhvillohet nesër. 

"Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin AirAlbania. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës" mbyllet kërkesa.

Finalja do të luhet nesër në orën 20:00.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?