Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid

Nesër 'El Clasico' me Barçën, Ancelotti: Kompeticion me rëndësi, na duhet trofeu

1 Mars 2023, 18:03
  • Share

Nesër në 21:00 në "Bernabeu" luhet ndeshja e parë gjysmëfinale për Kupën e Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës. Para ndeshjes së rëndësishme, për mediat foli trajneri i vendasve, Carlo Ancelotti. Italiani tregoi se "El Clasico" është një duel me shumë rëndësi dhe Kupa e Mbretit një trofe që ka marrë vlerë të madhe këtë periudhë.

“Si gjithmonë, me besim. Është e rëndësishme të kesh personalitet dhe guxim. Ne jemi të emocionuar për të luajtur këtë lojë. Janë ndeshje që duhet t’i shijoni dhe të përpiqeni të bëni më të mirën. 'Copa del Rey' është një kompeticion që në fillim nuk është më i rëndësishmi, por kur je në gjysmëfinale tashmë është. Kur arrin këtu, me një titull të mbyllur, është e rëndësishme. 'Copa del Rey' bëhet i rëndësishëm në fund", tha në fillim trajneri.

Më pas italiani foli edhe për përballjen mes Vinicius Junior dhe Araujos, me Ancelottin që shpreson se sulmuesi i tij do fitojë më shumë duele.

“Nuk keni pse t’i jepni këshilla. Ne nuk do të ndryshojmë. Araújo është një mbrojtës shumë i fortë, por do të jetë një ndeshje argëtuese. Shpresojmë që Vini të fitojë”, tha Ancelotti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?