Tedi Blushi

Nesër do të konstituohet këshilli bashkiak i Tiranës, Partia e Lirisë: Këshilltarët tanë do jenë zëri i rinisë

19 Qershor 2023, 16:22| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 16:28

  • Share

Nesër do të konstituohet këshilli bashkiak i Tiranës. Partia e Lirisë premton se këshilltarët e saj do të jenë zëri i të rinjve dhe do të bëjnë gjithçka në funksion të rritjes së llogaridhënies

“Duke filluar nga nesër, me konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Këshilltarët e rinj të Partisë së Lirisë, do të jenë zëri i të rinjve dhe do të bëjnë gjithçka jo vetëm në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës por edhe të rritjes së besimit te fuqia e të rinjve për ndryshim” tha Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë në një deklaratë për median.

Partia e Lirisë shpreh shqetësimin për largimin  masiv të të rinjve për të cilën thotë do të vijojë betejën për ta ndalur. Madje sipas Blushit procesi zgjedhor i 14 majit ishte një prej shkaqeve të largimit të të rinjve.

“Shkatërrimi i proceseve zgjedhore, siç ndodhi më 14 maj, nuk synon gjë tjetër veçse të nxisë akoma edhe më shumë largimin masiv të të rinjtë që nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me dinjitet” tha 

Në kuadër të kësaj panorame, Partia e Lirisë garantoi se fokusi i saj në këshillin bashkiak të Tiranës do të jetë zëri i të rinjve.

Përbërja e Këshillit bashkiak të Tiranës: 

Partia Socialiste 34 Këshilltarë

  1. Romina Kuko
  2. Aldrin Dalipi 
  3. Megi Fino      
  4. Eridian Salianji          
  5. Etleva Bajrami
  6. Endri Fuga    
  7. Ledia Tota     
  8. Plarent Ndreca          
  9. Sonila Qato   
  10. Luan Bregasi 
  11. Arta Dollani  
  12. Genci Hyska 
  13. Joleza Koka   
  14. Julian Hodaj  
  15. Reme Xholi   
  16. Besart Kadia
  17. Blerina Doracaj         
  18. Gazmend Paja
  19. Silda çepe      
  20. Endrit Hoxha
  21. Adelina Greca
  22. Hantin Bonati
  23. Vjollca Braho
  24. Glindxhet Madhi      
  25. Katerina Marku         
  26. Aldo Merkoçi
  27. Albina Nanaj 
  28. Enio Civici    
  29. Bruxhilda Kito          
  30. Agim Kraja   
  31. Maura Linadi
  32. Halit Valteri  
  33. Grejsi Bixhi
  34. Rezart Isufi

 

Bashkë Fitojmë Këshilltarë

  1. Ilir Alimehmeti         
  2. Silva Caka   
  3. Endrit Braimllari     
  4. Beti Njuma  
  5. Arben Tafaj 
  6. Floida Kërpaçi        
  7. Tedi Blushi  
  8. Ilda Zhulali  
  9. Dorjan Teliti 
  10. Ana Azizaj   
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano      
  14. Eriona Bixha
  15. Genci Gjokutaj     

Partia Republikane 1 këshilltar

  1. Albi Jahelezi

Partia Socialdemokrate 2 këshilltarë

  1. Bruno Çela 
  2. Irini Goga   
  3. Krenar Canollari  

Partia Demokratike 4 këshilltarë

  1. Enriketa Pandelejmoni     
  2. Gentjan Muça         
  3. Irisi Beleraj  
  4. Ervin Dushku

Aleanca Progresiste LZHK 1 këshilltar

  1. Fabian Topollari

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 këshilltar

  1. Alda Hasani

Nisma Thurje 1 këshilltar

  1. Endrit Shabani

Lëvizja Bashkë 1 këshilltar

  1. Mirela Ruko    

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leci: 19/06/2023 17:45

    Ke do peraqesoni ju? Zerin e Rinis apo zerin e hajduteris?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?