Nesër dita pa makina në Tiranë! Veliaj: Kursejmë naftë e lëvizim shëndetshëm! Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00

21 Mars 2022, 10:49| Përditesimi: 21 Mars 2022, 14:53

  • Share

TIRANË- Nesër, 22 mars,  qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë. 

Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë, edhe për faktin se nesër është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.

"E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane duke iu bashkuar nismës së @AlbGov për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm", tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të organizohen nesër, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit.

Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të  emergjencës dhe Policisë së  Shtetit do të  bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri”
Për bllokimin e segmentit të  rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të  emergjencës dhe Policisë  së  Shtetit do të  bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Ëillson” dhe te “UFO”.

 

Postimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doni: 22/03/2022 05:11

    "Fluturon fluturin...gomari" thote nje shprehje. Bllokistet tane behen gati te nisin sportin me te ri te propogandes: kursimi. Ben pershtypje jo thjesht hipokrizia, apo paradoksi, madje as mashtrimi! Por veprimi komplet ne kundershtim me ligjin. Nje ministre e kabinetit (Balluku me duket) u shpre ne nje nga ato TV orbitale te oborrit se me cmimet nuk merren por ka "emergjence"???? Kush eshte kjo emergjence? Ne baze te cilit ligj eshte vendosur dhe sa eshte kohzgjatja? Kushdo mund te kerkoje ne internet dhe do te gjeje shembullin me demokratik ne njebrast tipik. Ne Kanada nje muaj me pare Parlamenti me LIGJ vendosoi gjendje emergjence ne menyre qe organi kompetent-Policia, te mund te prishte nje proteste kamionistesh qe kishte bllokuar qendren e Ottawa! Pra me LIGJ. Ndersa keto maskarenjte tone, me ne krye balozin e zi injorant varavingo neper bllok me kamera a thua bejne hatane. Mizerje qe as dinjitet nuk kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?