Foto ilustruese

Nesër disa zona në Tiranë pa energji elektrike, OSHEE publikon zonat dhe oraret

19 Shtator 2023, 10:15| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 10:42

  • Share

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se nesër disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike nga ora 07:00 deri në orën 14:00, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

Ndërprerje do të ketë vetëm në datën 20 shtator në zonat e mëposhtme.

“Me kërkesë të OST  e cila do të stakojë energjinë për masë sigurie në linjën 110kV Tirana 1 220kV – Traktora, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut, gjatë intervalit kohor 07:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV, rruga “Sotir Caci”.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?