Foto ilustruese

Nesër bllokohet rrethrrotullimi i Shkozës, ARRSH: Trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit për 5 orë

1 Qershor 2022, 12:50| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 12:54

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e nesërme, nga ora 11:00 deri në orën 16:00 do të devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht rrethrrotullimi i Shkozës.

ARRSH bën me dije se devijimi do të bëhet në përputhje me grafikun e punimeve për asfaltimin e rrugës “Alajdin Frashëri” në Unazën Lindore Loti 2.

"Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet", thuhet në njoftimin e ARRSH.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut.

Si devijohet trafiku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?