Kaosi i shkaktuar nga opozita në seancën plenare (E enjte 1 nëntor)

Nesër axhendë e ngjeshur në komisione, Rithemelimi paralajmëron kaos! PS vë në zbatim 'planin B' për mbledhje online! Bardhi thërret grupin: Mblidhemi në Kryesi

5 Nëntor 2023, 11:16| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 07:32

  • Share

TIRANË- Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Por në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk normalitet.

Opozita, e drejtuar nga Berisha e Bardhi ashtu siç kanë premtuar pritet të vijojnë skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare).

Zhurma, kaosi dhe përplasjet fizike nuk kanë munguar përgjatë ditëve, por opozita ka paralajmëruar se reagimi do të përshkallëzohet.

Megjithatë socialistët e kanë gati skenarin “B”, që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme.

Komisioni i Ekonomisë njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online, por pavarësisht kësaj Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10 e 30 në kryesinë e kuvendit.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Të premten u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Përjashtimeve u ka shpëtuar Sali Berisha, i cili teksa të hënën do të vijojë skenarin e kaosit, Gjykata e ka thirrur për t’u paraqitur për shkak të dosjes së ish kompleksit “Partizani”. 

Ora 14:05
Opozita paralajmëroi kaos, Komisioni i Ekonomisë mblidhet nesër online

Për të shmangur kaosin e paralajmëruar nga opozita, Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet ditën e nesërme online. 

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.’- njofton komisioni i ekonomisë.

Deputetët e opozitës thonë se nuk do të ketë normalitet parlamentar derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre. Ndërkohë Gazment Bardhi ka njoftuar se do të zhvillojë mbledhje të grupit parlamentar në orën 10:30.

'Njoftimi i Kryetarit të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi drejtuar deputetëve të opozitës:“Mbledhja e grupit e planifikuar për në orën 09:00, shtyhet për në orën 10:15. Lutem të jemi të gjithë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?