Xhevat Hana

Nëse SPAK do të kishte disa prokurorë si Xhevat Hana…

11 Janar 2023, 10:36| Përditesimi: 11 Janar 2023, 15:36

  • Share

Prokurori Xhevat Hana, i cili ndërroi jete në mënyrë misterioze 11 vite me pare, ishte dhe mbetet modeli i prokurorit shume guximtar, me integritet te larte profesional e qytetar.

Ai nuk iu gjunjëzua terrorit shtetëror e politik që përpiqeshin ta pengonin e sabotonin në hetimin e krimeve makabre të disa shtetarëve të lartë.

Nëse SPAK do te kishte disa prokurore si Xhevat Hana, sot ish- presidente, ish- kryeministra dhe zyrtare të tjerë të lartë të denoncuar për krim e korrupsion madhor do te ishin gjykuar e duke vuajtur dënimin e merituar sipas ligjit e provave, dhe pasuritë e tyre të paligjshme do të ishin konfiskuar.

Ndonëse presidenti e institucionet e kane lënë në harresë prokurorin Xhevat Hana, ne që e njohëm nga afër dhe qytetaret qe vlerësojnë ndershmërinë dhe integritetin e tij të lartë do ta kujtojmë përgjithmonë me mirënjohje e respekt.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?